Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër pushim në të gjitha institucionet publike

Në Kosovë nesër asnjë institucion publik nuk do të punojë.

Kjo për shkak se nesër është dita e Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori.

Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP-it.

Ndryshe, 28 Nëntori zyrtarisht nuk hyn në kalendarin e festave zyrtare por sipas Ligjit është ditë memoriale.