Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar sot lidhur me protestën që PD dhe aleatët e saj pritet të zhvillojnë të shtunën pasdite në kryeqytet.
Në një njoftim për mediat, Ambasada Amerikane thekson se “e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet”.
“Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës së SHBA-së.
-
Ambasada e SHBA-së për protestën e opozitës në Shqipëri: Refuzojeni dhunën
-
Ambasada e SHBA-së në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të refuzojnë dhunën
-
SHBA-ja dënon dhunën në protestën në Tiranë: Thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë
-
Ambasada e SHBA-së në Tiranë thërret për vetëpërmbajtje në protestën e nesërme
-
SHBA apel protestuesve në Shqipëri, refuzoni thirrjet për dhunë