Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nesër fillon zyrtarisht fushatën e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë.
Kjo fushatë bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike (krime kongo).
Hapjen e fushatës do ta bëj kryeshefi ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkërisht me përfaqësuesit e organeve lokale, transmeton KP.
Në vendin e ngjarjes do të ketë mundësi për njohuri shtesë rreth aksionit, i cili do të zhvillohet në faza, po ashtu edhe efekti apo rezultatet që ka dhënë kjo formë e luftimit të kësaj sëmundje.
Fushata e repelimit nis në orën 11:00 në fshatin Shkozë të Malishevës.
-
Në 13 fshatra të Klinës nis repelimi i kafshëve
-
Rifillon procesi i repelimit të 200 mijë kafshëve në zonat endemike të Malishevës
-
Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc
-
Repelimi i kafshëve në rajonin e rrezikuar nga rriqrat nis javën tjetër
-
Repelimi i kafshëve, peng i plotfuqishmërisë së vendimit të gjykatës