Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 13 fshatra të Klinës nis repelimi i kafshëve

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike –krime kongo, në fshatrat e Komunës së Klinës, siç njoftoi Drejtoria e Bujqësisë në Klinë, ka filluar fushata e repelimit të kafshëve.

Drejtori i Bujqësisë, Naser Morina, për “Kohën Ditore” tha se kjo fushatë financohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë.

“Fushata e repelimit të kafshëve do të zbatohet në 13 fshatra të Komunës së Klinës, të cilat rrezikohen më shumë nga kjo sëmundje, e të cilat janë: Çabiqi, Zabërgja, Caraviku, Rixheva, Doberdoli, Ujmiri, Gllareva, Përqeva, Volljaka, Dushi, Qupeva, Kpuzi dhe Sferka”, tregoi Morina në cilat fshatra do të zhvillohet ky aksion i dezinsektimit të kafshëve, i cili parasheh repelimin e të gjitha fermave, si dhe kafshëve të tjera shtëpiake, pavarësisht nëse një shtëpi ka vetëm një lopë apo ndonjë kafshë tjetër.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)