Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në Lipjan nis punën çerdhja publike

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të hënën ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorateve Komunale, ku u raportua për rezultatet e punës javore si dhe menaxhimin e përgjithshëm në drejtoratet përkatëse.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Drejtorati i Shërbimeve Publike që për çdo projekt të realizuar për asfaltim në qytet dhe në fshatra, aty ku është nevoja, t’u mundësohet qasja në rrugë të gjithë personave me nevoja të veçanta.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje ai ka kërkuar nga të gjithë drejtorët përshpejtimin e përgatitjes së procedurave për furnizime dhe punë sipas kërkesave të departamenteve, në veçanti shërbimet publike, arsimi dhe shëndetësia.

Gjithashtu kërkoi nga Drejtorati i Bujqësisë dhe Drejtorati i Kulturës që të zhvillojnë procedurat e nevojshme për subvencionimin e bujqësisë dhe DKRS për subvencionimin e klubeve sportive, aktiviteteve rinore dhe kulturore etj.

Me vendim të kryetarit të Komunës, më 1 shtator do të fillojë punën Çerdhja Publike në qytetin e Lipjanit.

Artikuj të ngjashëm