Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë nesër në Fier dy objekte me shpërthim të kontrolluar.
Objektet, njëri katër katësh dhe tjetri pesë katësh, do të shemben në të njëjtën kohë. Për këtë specialistët e IKMT kanë hapur 800 vrima në trupat e ndërtesave, ndërsa parashikohet të përdoret 24 kilogramë lëndë plasëse.
Për eleminimin e dëmeve janë vendosur në të dy objektet dhe pranë tyre 3 mijë thasë me rërë, si dhe një mijë metra skelë, për mbrojtjen e objekteve të tjera që ndodhen pranë shpërthimit.
Po ashtu, janë porositur banorët që në orën 13.00, kur parashikohet të kryhet shpërthimi të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.
Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, është në kuadrin e aksionit që ka ndërrmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi.
Kumtesa nga IKMT njofton se nuk është regjistruar asnjë incident.
-
Tensione në Theth, banorët përplasen me autoritetet për shembjen e ndërtimeve pa leje
-
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
-
Nesër kryhet eksplodimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes që u gjet në Kaçanik
-
Gjatë gërmimeve me ekskavator gjendet mjeti dyshues shpërthyes në Kaçanik
-
Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura