Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër ndërprerje të ujit të pijshëm në një pjesë të lagjes Dardania në Prishtinë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka konfirmuar përmes një komunikate për media se do të ketë ndërprerje të ujit për një pjesë e banorëve në lagjen Dardania në Prishtinë.

“‘Prishtina’ sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Dardania”, respektivisht banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga “Kurrizi”, deri te nën kalimi), se për shkak të punimeve teknike që do të bëhen nesër, më 22 gusht 2017, në rrugën Idriz Gjilani , do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 9:00 deri në orën 16:00”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KUR “Prishtina”sh.a thotë se është e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj, ndërsa kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e zonës së lartëpërmendur.