Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ( KRUP) njofton konsumatorët e lagjes Dardania në Prishtinë, gjegjësisht rruga “Robert Doll”, se që nga ora 10:00 e mëngjesit të ditës së sotme është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe do të zgjasë deri sot në orën 19:00.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën e lartëcekur, është realizimi i kyçjeve shtëpiake në linjën e re”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet se në muajin maj 2019 është realizuar ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në po të njëjtën rrugë.
“Gypi i ujësjellësit në atë rrugë ka qenë i vjetër mbi 50 vjet dhe është zëvendësuar me gyp të ri. Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit po bëhen për një jetë më të lehtë për të gjithë konsumatorët e KRU,,Prishtina,, sh.a”, përfundon njoftimi.
-
Banorët e Dardanisë katër ditë nuk do të kenë ujë
-
Vazhdojnë defektet në Ujësjellës, lagjja “Dardania” e Prishtinës pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës