Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Më poshtë mund ta lexoni agjendën e plotë të ditës së nesërme në Kuvend
9:30 Dyert e hapura të Kuvendit - Vizitë ndërtesës së Kuvendit
9:30 - 9:45 Hapja e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë (Holli i Kuvendit)
Zenun Pajaziti, Forumi për Transparencë Parlamentare
Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit
09:45 - 10:00 Hapja e Panairit të OSHC-ve (Oborri i Kuvendit)
10:30 - 12:00 Forum mbi temën globale “Demokracia dhe parandalimi i konfliktit”
(Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/ Përfaqësues I Përhershëm i UNDP-së, Përfaqësuesi i OSBE-së, NDI, UP, OJQ) (Salla 506, kati IV)
10:00 - 16:00 Aktivitete të jashtme - njëkohësisht
* Panairi i OSHC-ve
* Sesioni i pikturimit
* Kuiz mbi Demokracinë
*Punëtoritë për Demokraci
12:00 – 13:00 Panel diskutimi - anëtarët e Kuvendit, ambasadori i Britanisë së Madhe (KDI)
(Holli e Kuvendit)
14:30 - 15:00 Ekspozitë pikturash/ ndarja e shpërblimeve
Komisioni i jurisë do të përcjellë punën e piktorëve, do të përzgjedhë tri pikturat më të mira dhe do të bëjë ndarjen e shpërblimeve/çmimeve
17:00 Edukimi i votuesve të rinj (KDI) - (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren)