Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.
Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Artikuj të ngjashëm