Arbëri

Nesër mot i vranët dhe me shi

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Njoftohet se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.