Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër, e premte me datë 22 maj, prej orës 8:00 deri në orën 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë - Gjilan, segmenti nga "Albi Mall" deri tek udhëkryqi për "Pallatin e Drejtësisë".
“Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë I mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë”, thuhet në njoftim.
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.
-
Mbyllet për qarkullim segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj
-
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
-
Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Klinë - Prishtinë