Nesër KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka thënë se deri në mbrëmje do të përfundojë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë.
“Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve. Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars”, ka thënë ai.
Sipas Elezit, rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë.
-
KQZ-ja fton mbledhje për t’i shpallur nesër rezultatet përfundimtare, Cakolli thotë se s’ka të drejtë
-
KQZ: Rezultatet përfundimtare mund të shpallen shumë më herët se më 19 janar
-
KQZ-ja pritet që nesër t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
-
Nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit
-
KQZ-ja miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës