Koloneli Gyrner Murati i dha fund jetës së tij mbrëmë në ‘’Parkun e Arbërisë’’ në Prishtinë.
FSK ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00 në fshatin Llapashticë e Ulët të Podujevëa.
Gyner Murati ishte pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, kurse pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i FSK-së ka ushtruar pozita udhëheqëse.
“Gyrner Murati ka lindur me 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët Komuna e Podujeve, ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse, së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, pas vetës i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga FSK-ja.
-
FSK bën homazhe para arkivolit të kolonel Gyrner Muratit
-
Vetëvritet një pjesëtar i FSK-së
-
Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror
-
Vdiq nënoficeri i FSK-së, pësoi sulm kardiak në vendin e punës
-
Kurti kryen nderime para lapidarit për policët e rënë në detyrë