Nesër shënohet përvjetori i 21-të i themelimit të Policisë së Kosovës.
Në shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të PK-së filloi trajnimin po në atë vit. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë të cilët e përfunduan me sukses trajnimin dhe filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.
Për shënimin e 21 vjetorit të themelimit, Drejtoria e Përgjithshme e PK-së do të organizojë ceremoni zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore.
Ngjarja organizohet në përputhje me rrethanat aktuale me pandeminë COVID-19, ka njoftuar DPP.
-
26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
-
Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës
-
Policia e Kosovës sot mbush 21 vjet, nderohen 21 zyrtarët e rënë në detyrë
-
Nga një trupë me 176 kadetë më 1999 deri mbi 9 mijë pjesëtarë më 2025 – 26 vjet Polici e Kosovës
-
26 vjet Polici e Kosovës