Shteti i Nepalit ka marrë 500 milionë dollarë donacion nga Agjencioni Federal Amerikan “Korporata e Sfidave të Mileniumit” [MCC], për të cilat ka luftuar edhe Kosova, por ka përfunduar vetëm me 49 milionë dollarë, shkak i mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike.
Në vend të 500 milionë dollarëve, Kosova përfundoi me donacion prej 49 milionë dollarëve nga MCC-ja, për të cilat në Amerikë ka udhëtuar presidenti Hashim Thaçi, ndërsa për 500 milionë dollarët për Nepalin do të jetë prezent ministri i financave të këtij shteti, transmeton Koha.net.
Në njoftimin e MCC-së për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Nepalin thuhet ky shtet ka avancuar në sundim të ligjit, në lirinë ekonomike dhe ka investuar në popullin e saj.
Ky është granti më i madh i MCC-së dhe jepet përmes përzgjedhjes garuese mes vendeve të varfra që janë qeverisur më së miri.
49 milionë dollarët do të përqendrohen kryesisht në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme në Kosovë.
-
Kosova merr 49 milionë dollarë nga MCC-ja
-
Haradinaj e quan lajm të madh donacionin e 49 milionë dollarëve nga Fondi i Mijëveçarit
-
Thaçi në Washington për marrëveshjen që i sjell Kosovës 49 milionë dollarë
-
MCC ndan 50 milionë dollarë për Kosovën
-
Qeveria thotë se nuk ka marrë njoftim zyrtar për mbyllje të MCC-së