Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) është një lajm i madh për Kosovën.
Haradinaj ka deklaruar se me koordinatorin nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimin, kanë biseduar për efektet e kësaj marrëveshje që do t’i ketë në Kosovë, në kursimin e energjisë, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera”, tha Haradinaj.
Ndërsa Petrit Selimi ka deklaruar se kanë filluar me 49 milionë, por nëse shënohet progres në sundimin e ligjit do të vazhdohet me investime të mëtutjeshme.
“Fondi do te themelohet në fund të këtij viti. Do të derdhen mjete në eficiencë të energjisë dhe sundim të ligjit. I kemi tri vjet përpara që t’i investojmë 49 milionë dollarë”, tha Selimi.
Kosova ka mundur të fitonte 500 milionë dollarë nga Agjencioni Federal Amerikan, por për shkak të mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike, Kosova mori donacion 49 milionë dollarë. Nepali ishte vendi që mori 500 milionë dollarë.