Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 341 kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3007 testime dhe janë shëruar 673 pacientë.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2256, i të shëruarve 93.173 dhe i infektuarve në 126.183.