Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të mërkurën

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të mërkurën, derisa nga 7.859 testime, 2.643 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.692 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 212.879. Në spitale janë shtruar 128 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 239.129 raste pozitive me koronavirus dhe 3.283 të vdekur. Aktualisht numri i rasteve aktive është 22.967.