Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, 141 raste me COVID-19

Nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ndërsa janë konfirmuar 141 raste të reja.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 126.936 raste pozitive, prej tyre 95.035 janë shëruar, 29.618 janë raste aktive, ndërsa kanë vdekur 2283 persona.

Në Shqipëri tashmë prej disa javësh ka filluar vaksinimi për COVID-19.