Të martën në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe.
Siç njofton komunikata nga kjo Ministri, ky protokoll u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.
“Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovar rezident në tregun ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike.”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
-
Kosovë - Britani e Madhe, marrëveshje për Transportin Ndërkombëtarë të Rrugëve
-
Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor
-
Ambasada Britanike: Jemi të përkushtuar për partneritet me Kosovën
-
Protokoll teknik mes Kosovës dhe Zvicrës për lehtësira udhëtarëve dhe mallrave