Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet memorandum për pjesëmarrje të studentëve në konferenca ndërkombëtare

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar sot në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës.

Sipas këtij memorandumi studentët e UP-së do të marrin pjesë në aktivitete të Qeverisë të Kosovës, ndërsa kjo e fundit do t'iu ofrojë mbështetje për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani tha se marrëveshja e nënshkruar sot ishte e domosdoshme për të dyja palët, pasi përmes saj studentët bëhen pjesë e aktiviteteve të Qeverisë.

"Qeveria e Kosovës zotohet se do të përkrahë të rinjtë në samite ndërkombëtare, do të përkrahë zhvillimin e aktiviteteve, kampanjave dhe fushatave sensibilizuese. Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë duke lëvizur lirshëm në Evropë", tha ai.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Edon Nishori bëri të ditura pikat për të cilat kanë rënë dakord me Zyrën e Kryeministrit.

Edhe BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi Arbëri BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

"Thelbësore është edhe krijimi i bibliotekave të zhurmshme në UP, ku studentët të mund të kryejnë të gjitha punimet seminarike, prezantimet duke mos dalë përtej këtij kampusi", u shpreh ai.

Ky memorandum u nënshkrua për nder të 12 Gushtit “Ditës Botërore të Rinisë”./Ksp/