Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Mamushë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Mamushë. Ai bashkë me kryetarin e kësaj komune, Abdulhadi Krasniq, kanë nënshkruar memorandum për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, me vlerë 738,922 euro.

Ministri Zemaj ka thënë edhe se aty do të rritet personeli mjekësor.

Në ceremoninë e nënshkrimit mernin pjesë edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka. Për Mamushën, do të ketë specializime për mjekësinë familjare dhe biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF. Në këtë rast u bë pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.

Ai po ashtu sot ka vizituar edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçan të Prizrenit. “Me stafin menaxhues aty biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Me këtë rast dërguam një donacion me materiale mjekësore mbrojtëse.

Edhe MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së Arbëri MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së

Në konkurset e fundit të MSH-së për rritjen e kapaciteteve mjekësore dhe inspektuese kemi pranuar edhe profesionistë edhe nga kjo trevë, të cilët do të jenë të angazhuar në institucione shëndetësore në Republikën e Kosovës.

QMF e Reçanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë” ka shkruar ministri Zemaj në postimin e tij.