Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për zhvillim e konkurrencës së tregut të lirë, me fokus te pronësia e mediave

Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Autoriteti i Konkurrencës kanë nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi, që ka për qëllim bashkëpunimin midis palëve dhe zhvillimin e konkurrencës së tregut të lirë, me fokus te çështja e pronësisë së mediave. Përfaqësues nga Autoriteti i Konkurrencës thanë se me këtë rast se memorandumi ka për synim koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta. Ndërkaq kryetari i Komisionit, Jeton Mehmeti, theksoi se me anë të memorandumit të bashkëpunimit synohet vendosja e standardeve në lidhje me pluralizmin dhe diversitetin medial.

“Koncentrimi i pronësisë së mediave për ne është një element shumë i rëndësishëm dhe nuk do të donim që të shkojmë në atë drejtim ku një grup i caktuar individësh apo personash juridikë të kenë aksione apo të kenë në pronësi një numër të madh të mediave dhe kjo në kuptimin tonë do të ndikonte negativisht në uljen e mundësive për një pluralitet të zërave të ndryshëm në tregun medial”, ka theksuar kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.