Malishevë, 11 tetor - Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e qendrës së banimit social në Malishevë, e cila do t’i ketë 40 banesa, të dedikuara për rastet sociale, të cilat e kanë problem strehimin. Marrëveshja është nënshkruar në mes të Komunës së Malishevës dhe operatorit ekonomik N.N. “Themeli”.
Qendra e banimit social, me 40 banesa dhe infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, do të kushtoj rreth 650 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Malishevës.
Bazuar në kontratën e nënshkruar, ky projekt duhet të kryhet brenda dy vjetësh, ndërsa punimet pritet të fillojnë nga java e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Malisheva do të bëhet me qendër të banimit social
-
Reçica në Malishevë, objekti i banimit social për 44 familje gati vitin tjetër
-
Malisheva së shpejti pritet të fillojë edhe tri projekte tjera të mëdha
-
Çmime marramendëse, 80 mijë euro një ari tokë në Malishevë
-
Qeveria me 25 milionë euro synon që familjeve të cenueshme t’u bëhet banimi i përballueshëm