Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së banimit social. Aty do të strehohen 40 familje në nevojë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se në këtë mënyrë po zgjidhet çështja e të pastrehëve.
Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe është lajmi më i mirë për familjet në nevojë dhe të gjithë.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës tha tregoi se projekti realizohet në bashkëpunim të komunës me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, i cili tregoi se ministria e ka përkrahur komunën me një shumë për këtë projekt. Ai tha se synojnë që përmes realizimit të këtij projekti të zbusin nevojat e familjeve. /kp
-
Reçica në Malishevë, objekti i banimit social për 44 familje gati vitin tjetër
-
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin në Malishevë të qendrës së banimit social me 40 apartamente
-
Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit
-
Komuna e Malishevës i bën me shtëpi tri familje në nevojë
-
Malisheva së shpejti pritet të fillojë edhe tri projekte tjera të mëdha