Dy marrëveshje mes Kosovës dhe Francës janë nënshkruar të martën në Paris.
Njëra e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vizitë në Francë, e ka vënë firmën në emër të Kosovës. E në emër të Francës, marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së në Francë, Francois Delattre.
“Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj. Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas Hotit, dy qeveritë po përgatisin një numër marrëveshjesh, “të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe”.
-
Dialogu nis nga Parisi. Macroni mbështet Hotin. Lajçaku diskuton detajet në Berlin
-
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
-
Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara forcojnë marrëdhëniet me Francën
-
Kosova nënshkruan pesë marrëveshje me Francën
-
Kurti në Francë për takim me Macronin