Mes 109 nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Deklaratën e Pavarësisë, të shpallur në seancën e 17 shkurtit 2008, ka një nënshkrim më të veçantë se të tjerët.
Ky është nënshkrimi i deputetit Hydajet Hyseni, i cili para nënshkrimit të tij kishte shkruar tri pika dhe një presje.
Ish-deputeti Hyseni ka shpjeguar për emisionin COSMO të KTV-së, se këtë e ka bërë si shprehje e pakënaqësive të tij ndaj kësaj deklarate, ku me tri pika ai ka dashur të thotë se deklarata përmbante gjëra që nuk do të duhej t'i kishte në njërën anë dhe se kishte mangësi në anën tjetër.
me presje, Hyseni ka menduar të shënjojë që ajo deklaratë nuk ishte zgjidhja përfundimtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, emocionet bashkojnë tre ish-deputetët 13 vjet pas
-
36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese
-
Mbrojtja e përhershme e Deklaratës së Pavarësisë, kërkesë edhe në 18-vjetor
-
35-vjetori i Deklaratës Kushtetuese kalon në heshtje institucionale
-
Deputetët e Listës Serbe nënshkruan mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës