Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënkryetari i LDK-së: Do të punojmë për fitore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar votuesit e LDK-së, duke thënë se do angazhohen për fitore.

Muhaxheri ka shkruar se vendi ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor dhe sipas tij kjo tregon kulturë demokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook.

Gazmend Muhaxheri është kryetar i Komunës së Pejës. Në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar garën pa balotazh. Në anën tjetër, LDK-ja ka dalë e dyta si parti në këtë komunë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke marrë 18.83 për qind të votave. Vendin e parë e ka zënë Lëvizja Vetëvendosje me rreth 49.14 për qind.