Arbëri

Nënkryetari i komuniteteve zgjidhet jashtëligjshëm

Dragash, 22 janar – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Dragashit për zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës për komunitete është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Niveli qendror ka bërë të ditur se në rastin e Dragashit, nënkryetari i Komunës për komunitete duhet të jetë nga radhët e komunitetit goran, si komuniteti më i madh joshumicë në këtë komunë. Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Komunës së Dragashit kanë theksuar se nënkryetari për komunitete është zgjedhur nga radhët e partisë së komunitetit joshumicë, që ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, vetë nënkryetari për komunitete, që vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Sherif Aga, ka bërë të ditur se ai ka marrë mbështetjen e këshilltarëve të KK-së në dy raunde të votimit, përkatësisht si nga këshilltarët e komuniteteve joshumicë, ashtu edhe nga këshilltarët e komunitetit shumicë, duke krijuar një situatë pozitive në Dragash...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.