Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar - Amerikan (KAEF), Dale Pfeiffer, me të cilin biseduan për kontributin e këtij fondi në krijimin e kuadrove të reja të Kosovës duke iu mundësuar studime të avancuara universitare nëpër universitetet prestigjioze amerikane.
Sipas kumtesës ministrore, në takim u diskutua mbi modalitetet për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet fondit KAEF dhe kontributit të Qeverisë së Kosovës.
Në vijim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët që janë pjesë e arsimit dhe përkrahjes në këtë proces.
Nga ky fond deri më sot janë arsimuar 106 kosovarë, të cilët kontribuojnë sot në nivel politik, administratë publike, si dhe në sektorin privat të vendit.
-
Reka takon themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar-Amerikan, nga i cili u arsimuan 106 kosovarë
-
Kurti takon ish-drejtorin e USAID-it në Kosovë, flasin për hapat e nevojshëm në arsim
-
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
-
Projekti amerikan synon harmonizimin e tregut të punës me programet studimore
-
Fondi Rajonal i Sfidave - Ceremonia e dytë Kombëtare e ndarjes së granteve në Kosovë