Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në Tiranë dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar Xhaçka në Facebook. “Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”.
Artikuj të ngjashëm
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit, evakuohen 7500 banorë në Berlin
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Ushtria izraelite përdori bombë 230 kilogramëshe në Gaza
-
Mijëra njerëz evakuohen në Koln të Gjermanisë shkaku i bombës së Luftës së Dytë Botërore
-
500kg eksploziv u gjetën në oborrin e saj, britanikja përshkruan tmerrin