Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, qytetarë të Shqipërisë kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kanë kërkuar më shumë mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë për Kosovën.
Protestuesit i kërkojnë Qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah i Kosovës.
Ishte një thirrje e bërë një ditë më parë në rrjetet sociale që ftonte qytetarët të mblidheshin në sheshin para selisë së qeverisë në Tiranë./KP
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy të rinj nga Kosova në protestën në Shqipëri
-
Nxënësit bojkotojnë mësimin në Tiranë, dalin në protestë
-
Protestë pro Qeverisë, kërkohet nga opozita të jetë konstruktive në Kuvend
-
Tiranë, po vazhdojnë protestat para Ambasadës së Serbisë
-
Protestë për Kosovën para Ambasadës së Serbisë në Tiranë