Plot 1.5 milion euro në llogari bankare janë sekuestruar nga specialistët e hetimit të pastrimit të parave dhe aseteve kriminale në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, bën të ditur TCH.
Aksioni vjen në kuadër të procedimit penal të regjistruar ndaj një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregtisë ndërkombëtare, për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, bazuar mbi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit të datës 30 qershor.
Shoqëria e krijuar në vendin tonë nga një shtetas italian, S.L., i cili ka precedentë të mëparshëm penalë në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve, ka përfituar në një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në euro nga shoqëri të huaja, një pjesë të të cilave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë apo Itali.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 prona e 5 llogari bankare, vlera rreth 3 milionë euro
-
Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro
-
I sekuestrohen mijëra euro biznesmenit që më herët iu ngrinë pronat milionëshe