Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci ka konfirmuar se nuk ka asnjë kosovar të lënduar në sulmet në Londër.
Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjell me vëmendje situatën, transmeton Koha.net. Ai ka publikuar edhe numrin emergjent për ndonjë informatë apo kërkesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Për çdo informatë ose kërkesë ofrojmë këtë numër emergjent: +447711077298”, ka shkruar ai në Facebook.
Është konfirmuar se sulmet në Londër sot i ka kryer vetëm një person, i cili ka lënduar 20 persona, kurse kanë vdekur katër persona deri më tani, njëri prej tyre polic që ishte therur nga sulmuesi.
Sulmuesi më pas ishte neutralizuar nga policia e armatosur.