Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci janë shokuar me sulmin terrorist sot që ndodhi në Londër, ndërsa kanë ngushëlluar familjet e viktimave.
“Jam i shokuar nga sulmi terrorist në Londër. Jemi me ju me mendje dhe lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Veseli në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Greiçevci ka ngushëlluar familjen e policit, tashmë të vrarë, dhe një gruaje tjetër të vdekur, si dhe të lënduarit.
“I shikuar nga sulmi terrorist në Londër. Mendimet tona janë me familjet e policit dhe gruas që ka vdekur në këtë sulm, gjithashtu edhe me të lënduarit”, ka shkruar Greiçevci në Twitter.
Deri më tani katër janë konfirmuar të vrarë dhe disa janë lënduar rëndë në sulmin jashtë Parlamentit britanik, dhe në urën Westminster.