Kanë kaluar dy dekada, e Hidajete Rashica ende nuk mund të besojë që po jeton pa bashkëshortin e saj.
Dhimbja asnjëherë nuk iu shua, e ngushëllim gjen te dy djemtë e saj, raporton KTV.
Familjarë të 117 civilëve të ekzekutuar nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, po i kujtojnë të dashurit e tyre në 20-vjetorin e vdekjes.
Mes dhimbjes e mallit për ta, familjarët janë të dëshpëruar me gjendjen e Kompleksit Memorial ku prehen viktimat.
I mbijetuari i masakrës rrëfen tmerrin e 2 majit 1999.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në Akademinë Përkujtimore tha se dhimbja për familjarët do të lehtësohet vetëm nëse kryesit e krimit do ta marrin dënimin e merituar, derisa tregoi se projekti për rregullimin e Kompleksit Memorial tashmë është gati.
Edhe
I është bërë apel Serbisë t’i dorëzojë kriminelët
Drejtësi për të gjitha viktimat kërkuan edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparalamentari Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj.
Kreu i Kuvendit ka ripërsëritur idenë e formimit të një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.
-
Familjarët kërkojnë drejtësi për masakrën në Studime
-
Familjarët e viktimave të masakrës së Studimës të zemëruar për mungesën e drejtësisë
-
Haradinaj në Studime të Vushtrrisë kërkon drejtësi për të gjithë viktimat e luftës
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin