Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

Foto: Reuters/ Ilustrim

Është shënuar edhe viktima e dytë në Shqipëri nga Covid-19, mëngjesin e së mërkures.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fjala është për një 66-vjeçar me komplikime të rënda. Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19.

Viktima, nga Lushnja, kishte qenë tash e sa ditë në gjendje të rëndë.

Pacienti vuante nga disa sëmundje: Insuficencë kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale, është bërë e ditur prej njoftimit.