Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri, ka bërë të ditur se duke nisur nga nesër, ditë e hënë, nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.
“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”- thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton tch.
Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do të ketë më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.
“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.
-
Si ta përdorësh veturën me xhamat e errët në Shqipëri
-
Rikthehen xhamat e errësuar (dikur të ndaluar) në rrugët e Shqipërisë
-
Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete
-
MPB: Vendosja e folieve të xhamave në vetura e ndaluar
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve prej mbi 15 tonësh, shkak temperaturat e larta