Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri rritet në 15 numri i të prekurve me koronavirus

Foto: TCH

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në këtë vend është rritur në 15, raporton TCH.

Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. 3 rastet (e fundit) janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.

Në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person.