Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri nga nesër rikthehet shiu e ngrihen temperaturat

Edhe ditën e sotme në Shqipëri do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell e re dhe me temperatura të ulëta.

Por duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe në vazhdim ditën e nesërme do të rikthehen retë dhe reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta do të pësojnë një rritje deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato të larta deri në 4 gradë Celsius.

Kjo situatë sinoptike do të mbizotërojë deri në fillimin e javës së ardhshme, kur parashikohet të rikthehet dielli.