Pas disa ditëve me diell, janë rikthyer sërish vranësirat dhe reshjet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat pasdite do të intensifikohen duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme që do variojnë: në zonat rritje nga -1ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 20ºC.
Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi 4 ballë.