Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, sot, në Shqipëri

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në Shqipëri. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë dhe do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.

Era do të fryjë në drejtim juglindor me forcë valëzimi 3 ballë.