Arbëri

Në Shqipëri ndalohet peshkimi i më shumë se 5kg peshk

peshkimi

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka nxjerrë një udhëzim të ri për të gjithë të apasionuarit pas peshkimit, me të cilin ka kufizuar në pesë kilogramë sasinë e peshkut që mund të kapet.

Një person që del të peshkojë për t’u argëtuar duhet të ketë me vete maksimumi 2 kallama dhe jo më shumë se 3 grepa. Me vete mund të mbajë dhe një rrjetë të vogël dore.

Peshkatari nuk duhet të kapë më shumë se 5 kg peshk. Kjo sasi mund të tejkalohet nëse vetëm njëri nga peshqit tejkalon peshën prej 5 kg.

Për të bërë këtë aktivitet duhet të merret një autorizim online në e-Albania. Autorizimi vlen 30 ditë për peshkimin turistik./EuronewsAlbania