Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri mot i kthjellët

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët, por në zonat bregdetare dhe të ulëta mund të ketë reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 19°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Artikuj të ngjashëm