Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri, katër të vdekur e 119 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 119 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që katër pacientë kanë vdekur.

Sipas MSH-së, këto 119 raste kanë dalë nga 482 teste të kryera, derisa janë shëruar 45 pacientë.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 4.290, ndërkohë që kanë vdekur 117 pacientë. Raste aktive janë 1.776.