Dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe 123 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 1,586 mostra të marra për testim.
Gjatë së njëjtës periudhë kohorë janë shëruar edhe 282 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar ulje. Gjithsej 2,050 pacientë vazhdojnë të jenë aktivë me COVID-19 në këtë vend.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rënduar.