Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në Shqipëri. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat Ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja, më konkretisht 45 që vijnë si rezultat edhe një numri jo shumë të lartë të testeve, krahasuar me ditët e tjera. Në total, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 269 teste. Ndërkohë, një lajm më optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo