Në Shqipëri janë raportuar 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Dhjetë nga rastet janë në Tiranë, dy në Shkodër, ndërsa nga një në Durrës e Krujë, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 1246, 34 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime. Është njoftuar se ka rritje të personave të shtrirë në Spitalin Infektiv. Po trajtohen 30 persona, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 13 persona, duke çuar numrin në 938. Raste aktive janë 274.