Në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të reja, që shënon rritje në krahasim me të martën, kur u regjistruan 220 raste.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet, ndërsa janë kryer 4201 testime.
Në Shqipëri aktualisht janë 1271 raste aktive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 134.487 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2460 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 130.503 qytetarë.